Izzy eshte nje personazh i animuar-macok i cili qe perjeton aventura ne qytetin e hareshem te maceve te mbushur me reklama neoni, me rruge te larmishme dhe pengesave urbane. Behet fjale per nje loje interaktive Televizive ne te cilen pjesemarresit femije nga shtepia me telefon duke percaktuar levizjet e macokut Izzy me butonat e telefonit dhe duke ndjekur Albanian Screen TV.

Macoku Izzy eshte i imagjinuar si nje superhero aktiv dhe agjent sekret, i cili perjeton ndodhi te ndryshme ne sherbim te se mires. Ai jeton ne metropolin e Mjaujorkut, qytetin e krijuar nga Macoku Leopold, ku kafshet jetojne ne mirekuptim dhe dashuri te plote, deri ne castin kur nuk veprojne "trazovacet"- antiheronjte Grim de Vitt-i dhe Hector-i te cilet Izzy perpiqet t'i fuse ne rruge te drejte. Izzy eshte shume i shkathet: ai patinon, reshqet, nget skuter, i ngjitet malit, kacavirret neper ndertesa, eshte pilot i aeroplaneve, me nje fjale i ben te gjitha si nje macok Xhejms Bond.
Pervec Izzy-it, femijet do te udhehiqen ne aventurat e tyre nga ndihmesi i Izzy-it, prezantuesja e emisionit, BORA...


E dashura e Izzy-it eshte Lora, macja persjane nga nje "dere e mire". Dmth ajo eshte tejet e bukur dhe e mirembajtur, por eshte dhe guximtare: eshte sypatrembur dhe refuzon te rri ne qetesine e shtepise dhe guxon te ngaterrohet edhe ajo ne aventurat e Izzy-it. Megjithate Lora eshte ne menyre te pakorigjueshme shume femerore, dhe perpara cdo aksioni, ndalon pak kohe per te lidhur floket e saja te bukura ne bishtalec. Ne kohen e aksionit dhe aventures, Lora gjithmone gjen kohe te rregulloje floket dhe te dritheroje cepallat e saja te bukura. "Pershendetje Macok" eshte fjalia te cilen ajo e perdor per te pershendetur Izzy-in.

SHOKET e Izzy-it si macok qe eshte, jane pak te cuditshem. Ogi eshte nje zogze, nje kanarine, e cila e imagjinon veten si Shqiponje, dhe shpesh fluturon vrrullshem nga lartesite e medha duke u perplasur me dyshemene, e te tjera, e te tjera. Shoqja tjeter.... ne fakt eshte nje mijushe me emrin Aida e cila kendon. Aida ka aftesine qe me mijuopereten e saj te thyej gotat dhe xhamat, ose t'i detyroje armiqte te ikin me vrap me veshe te mbyllur. Tani me i thame gati te gjitha, apo jo? Epo , fatekeqesisht, minjve te medhenj te kanaleve, nuk ju pelqen idea e bashkejeteses mes kafsheve. Ata thjesht daun te sundojne.Pa asnje arsye ata gjithmone keqtrajtojne pjesen tjeter te botes.

 

KEQBERESI kryesor eshte as me shume e as me pak, por miu i madh i kanaleve, trazovaci i pakorigjueshem Grim De Witt. Miu Grim De Witt vuan nga kompleksi i Napoleonit dhe per kete arsye pjesa perberese e garderobes se tij eshte kapeleja e Napoleonit, nen te cilen duket fytyra e tij grindavece, me mustaqet e tija gjithmone te levizshme, te cilat hera heres largohen edhe nga fytyra e tij, kur Izzy ngadhnjen dhe ja shkaterron planet dashakeqe. Ai gjithmone shpik prapesira te ndryshme, te gjitha keto me qellim qe te marr kontrollin e plote mbi Mjaujorkun. Parrulla e tij kryesore eshte “ Lora gjithmone duhet grabitur, qe Izzy te jetoje i habitur”

 

 

 

Dora e djathte e De Witt-it eshte nje qen Bull Terier-i me emrin Hector. Dmth, Bull Terier dhe JO Pit Bull. Me ngjyre te kafe ne te zeze. Eshte i forte dhe trupngjeshur (nuk behesh lehte dora e djathte e keqberesit vetem sepse i ke syte e bukur). Ne krahun tjeter, ai nuk eshte shume i mencur. Prandaj dhe merret me gjera jo te hijshme. Shenja dalluese e tij eshte nje vetull e ngritur, ndersa syri tjeter eshte gati i mbyllur- duket qarte se eshte duke pregatitur te beje ndonje "pune qeni".


VENDI: Ku ndodh e gjithe kjo? Mjaujork eshte nje qytet qe ngjason me nje varijant te hareshem te Tiranes. Dmth, eshte pak me e larmishme, ka shume reklama neoni edhe rruge me kallderm. Ka shume peme, dhe parqe me rere(s'kemi se cfare te bejme, macet e duan kete).


VENDI TJETER: vendndodhja e Grim De Witt-it eshte vendi i plehrave. Ne nje koder te madhe plehrash jane hapur tunele dhe nje strukture "shpellash" dhe korridoresh ne te cilat De Witt zhvillon takimet e tija me minjte e tjere dhe me Hektor-in. Fillimi i nivelit te pare do te na tregoje dhe heroin tjeter pozitiv....Shefi i Izzy-it ose ndryshe nje macok trashaluq shpirtmire e paralajmeron Izzy-in qe eshte zbuluar se ka informacion qe Grim De Witt-i po pregatit ndonje prapesi kur Kryebashkiaku i Mjaujorkut do te vije ne Ballo. Izzy sigurisht eshte gjithmone gati dhe shkon t'a mbroje Kryebashkiakun. Kur nga makina del Kryebashkiaku, Izzy sheh te bijen-Loren, macen persijane bukuroshe. E gjithe koka e Izzy-it shnderrohet ne zemer: eshte dashuri me shikim te pare. Atehere edhe Lora e sheh Izzy-in dhe eshte shume e qarte se edhe Lora pelqen Izzy-in.




Rreziku eshte kudo. Grim de Witt ka menduar ta grabise Loren qe t'a kushtezoje Kryebashkiakun. Keshtu, de Witt-i dhe Hector-i afrohen nga ana tjeter makines dhe rrembejne Loren perpara syve te Izzy-it. Izzy duhet patjeter ta shpetoje Loren duke i ndjekur grabitesit keqberes dhe niset me ato qe gjen, mjaupatinat te cilat jane aty afer.

Rregullat per pjesemarrje ne emision

Pjesemarresit lajmerohen nepermjet linjes telefonike
Te drejten per pjesemarrje ne lojen Televizive “Agjenti Sekret Izzy” do ta kene pjesemarres nga e gjithe Shqiperia dhe jashte saj, te cilet gjate dites do te lajmerohen te paret te telefoni i reklamuar.
Pjesemarresit thirren nga regjija duke ndjekur rradhen e formuar duke u bazuar mbi rradhen e lajmerimit per pjesemarrje mbi logjiken “kush lajmerohet i pari”. Nqs asnjeri nuk pergjigjet thirjes telefonike ose linja del e zene, kalohet tek numri i ardhshem i telefonit nga lista. Do te thote se pjesemarrja ne emision eshte pa pagese.
Pjesemarresit te cilet telefonojne per t'u regjistruar do te luajne ne diten pasardhese.
Ne nje emision te lojes Televizive “Agjenti Sekret Izzy” mund te kontaktohen ndermjet 3-7 telefonues (kjo ne varesi te kohezgjatjes te seciles loje individuale). Pjesemarresit te cilet jane regjistruar, dhe brenda dy ditesh nuk jane kontaktuar, do te lajmerohen perseri.
Telefonuesit te cilet nuk jane kontaktuar nga stafi I emisionit brenda 2 diteveve nuk jane perzgjedhur. Per t'u riregjistruar mund te telefonojne perseri (SMS).
Kushti per pjesemarrje ne emision eshte qe prinderit te jene ne dijeni per telefonaten e femijes ne redaksine e emisionit, dhe qe komandat e telefonit te jene te pershtatshme(digjitale) per lojen. E keshillueshme eshte qe gjate lojes te jete i pranishem nje familjar i ritur.
Ashtu si dhe ne lojerat e tjera kompjuterike te cilat luhen nepermjet internetit, ka mundesi per paraqitjen e te ashtuquajturit “lag”, dmth voneses te interfejsit te komandave telefonike ne krahasim me tekniken e emitimit te stacionit Televiziv.
Software-i perpiqet te kompensoj vonesat e ketilla, ne menyre qe secilit pjesemarres t'i mundesoje te luaj ne menyre sa me kualitative, por ne nuk mundemi te garantojme kompensim maksimal.



Fotot e agjentit sekret Izzy

Izzy